Sigurimi nga aksidenti ofron mbrojtje nga pasoja të një aksidenti të paparashikuar. Në rast të tillë ,kompania e sigurimit do ju mbulojë të gjitha shpenzimet e lindura nga aksidenti.Në këtë mënyrë ju mund të ndiheni të sigurtë dhe të përqendroheni në rikthimin e shëndetit dhe mirëqenies suaj.
Sigurimi i aksidenteve mund të mbulojë shumë fusha të jetës, si mbulimi i shpenzimeve mjekësore, kompensimi në rast të paaftësisë së përhershme ose vdekjes dhe, kompensimi për humbjen e të ardhurave për shkak të mungesës nga puna. Përveç kësaj, disa kompani sigurimesh ofrojnë mbulim shtesë për shpenzime të tjera, të tilla si kostoja e terapisë fizike ose mbështetja psikologjike.